Juventusi mori vetëm një pikë nga ndeshja me Bolognan. Të dielën mbrëma, Juve e Bologna barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së dytë të Serie A.
Lewis Ferguson kaloi në epërsi Bolognan në minutën e 24-t. Skuadra nga Torino barazoi vetëm në minutën e 80-të. Dushan Vlahoviq ishte realizator.
Me katër pikë, Juventusi renditet i katërti. Ndërkohë Bologna mori pikën e parë. Renditet e 14-ta.