Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton edhe miqësoren e dytë

Pas fitores 2:0 ndaj Arsenalit, Juventusi ka mposhtur edhe Rijekën e Kroacisë në miqësoren e zhvilluar me dyer të mbyllura në “Allianz Stadium”.

Të enjten gjatë ditës, Juventusi fitoi me rezultatin 1:0. “Zonja e vjetër” po përgatitet për rinisjen e sezonit më 4 janar të vitit të ardhshëm.

Fitorja erdhi falë golit të shënuar nga Moise Kean në minutën e 73-të. Te Rijeka luajti futbollisti i Shqipërisë, Lindon Selahi, që u zëvendësua në pjesën e dytë.