Juventusi po shihet si favorit për transferimin e sulmuesit nga Brazili, 19-vjeçarit Kaio Jorge kanë raportuar të martën mediumet italiane. Bëhet e ditur se Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Jorgen dhe po negocion me skuadrën e Santosit për çmimin e tij.
Ekipi nga Serie A, është i gatshëm për të ofruar deri në 12 milionë euro dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e Jorges, i cili vlerësohet si njëri prej sulmuesve më të talentuar në Brazil.
Jorge ka debutuar me ekipin e parë të Santosit në vitin 2019 kurse sezonin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në 23 ndeshje.
Ai ka kontratë me ekipin brazilian deri në fund të këtij viti. Jorge është pjesë e Përfaqësueses U20 të Brazilit, kurse po kërkohet edhe nga PSG-ja, Interi, Ëolverhamptoni e Bayer Leverkuseni.