Klubet e Series A, Juventusi, Milani, Napoli e Roma janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit brazilian Kaio Jorge, i cili është pjesë e Santosit.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “Calciomercato”. Bëhet e ditur se Jorge ka paralajmëruar largimin nga Santosi, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti.
Kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth dhjetë milionë euro, shumë të cilën janë të gatshme ta paguajnë ekipet italiane. Jorge 19-vjeçar po vlerësohet si Neymari i ardhshëm dhe këtë edicion ka katër paraqitje me Santosin. Ai është produkt i akademisë së Santosit kurse në ekipin e parë është promovuar në janar të vitit 2019.
Artikuj të ngjashëm