Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e do Rabiotin në janar

Juventusi raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove për Paris Saint-Germainin për të siguruar shërbimet e Adrien Rabiotit.

Mesfushori do të jetë lojtar i lirë më 30 qershor dhe ka refuzuar një numër ofertash nga kampioni francez.

Juventusi përballet me konkurrencën e Barcelonës dhe sipas gazetës “Corriere dello Sport”, italianët mund të paguajnë 10 milionë euro në janar për transferimin e menjëhershëm të Rabiotit.

Kjo do të ishte një ofertë e mirë për PSG-në që nuk dëshiron të humbë Rabiotin si lojtar i lirë gjatë verës.