Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e dëshiron edhe Milinkoviq Saviqin

Përkundër goditjes së madhe në këtë afat kalimtar me transferimin e Ronaldos, Juventusi dëshiron të bëjë edhe një transferim tjetër të madh.

Mediat italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” synon ta tranferojë yllin e Lazios, Sergej Milinkoviq Saviq, transmeton Koha.net.

Ky transferim mund të ndodhë edhe nëse Miralem Pjaniq largohet nga kampioni italian, i cili kërkohet më ngulm nga Manchester City.

Artikuj të ngjashëm