Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e do Milinkoviq-Saviqin te Juventusi

Cristiano Ronaldo i ka bërë një kërkesë drejtuesve të Juventusit për të bërë të pamundurën për të marrë mesfushorin serb Sergej Milinkoviq-Saviq.

Sipas sulmuesit portugez, Saviq është lojtari i përshtatshëm për të qenë fitues edhe në Evropë.

Ronaldo, sipas raportimeve, ka deklaruar që me mesfushorin e Lazios, Juventusi do të bëhej favorit edhe më i madh për triumf në Evropë.

Megjithatë, Lazio po kërkon 120 milionë euro për Saviqin që shihet si shifër vështirë e arritshme këtë verë për Juven.

Artikuj të ngjashëm