Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve ofron edhe Pjacan për Milinkoviq-Saviqin

Juventusi shpreson që të ulë çmimin që Lazio po kërkon për ta lënë të lirë Sergej Milinkoviq-Saviqin, duke e përfshirë në ofertë edhe mesfushorin kroat, Marko Pjaca, raporton Tuttosport.

Mesfushori serb është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, dhe çmimi i tij mund të rritet pas Kupës së Botës nëse ai bën paraqitje të mira, transmeton Koha.net.

Në garë për të është edhe Manchester Unitedi, dhe për të siguruar shërbimet e tij duhet t’i japin Lazios 100 milionë euro.