Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do ta mbajë De Ligtin

Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend ta shesë qendërmbrojtësin Matthijs De Ligt në fund të këtij edicioni, ka shkruar të hënën sajti italian “Calciomercato”.

Ditëve të fundit është raportuar se Juventusi ka marrë vendim që ta nxjerrë në shitje holandezin për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga koronavirusi por burime të ekipit nga Torino kanë mohuar një gjë të tillë. Madje, burimet kanë shtuar se De Ligt konsiderohet si njëri prej lojtarëve të paprekshëm te Juventusi që e sheh si të rëndësishëm për të ardhmen.

Madje, edhe agjenti i tij, Mino Raiola ka konfirmuar se De Ligt në asnjë mënyrë nuk është në shitje. 21-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Ajaxi për 85.5 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë sezon ka 21 paraqitje në të gjitha garat kurse së fundi, interesim për të kanë treguar Barcelona e Manchester Unitedi.