Juventusi do të jetë pa mesfushorin Aaron Ramsey për disa javë për shkak të lëndimit, i cili do ta lërë jashtë atë edhe për ndeshjet e Përfaqësueses së Uellsit muajin tjetër. Ramsey ishte titullar të dielën e shkuar në ndeshjen kundër Udineses, në të cilën Juventusi luajti baras 2:2.
Në komunikatën e Juventusit, thuhet se Ramsey ka tërhequr muskulin e këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në fund të muajit shtator. 30-vjeçari ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet prejse iu bashkua Juventusit në vitin 2019. Ai deri më tani ka 66 paraqitje për Juventusin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar po aq herë.
Artikuj të ngjashëm