Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mbetet edhe pa Bremerin

Skuadra e Juventusit ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin Gleison Bremer të paktën për tri javë. Ekipi nga Serie A, ka njoftuar të hënën se Bremer shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit, do të jetë i detyruar të pauzojë të paktën për 20 ditë. Braziliani u dëmtua në fitoren 1:0 ndaj Torinos dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 51-të.

Shkaku i lëndimit të muskulit të kofshës të këmbës, Bremer nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Juventusin për katër ndeshjet e ardhshme, me Empolin, Benfican, Leccen e Paris Saint-Germainin. Ai pritet të kthehet në fushë për derbin kundër Interit, që zhvillohet më 6 nëntor.

Bremer iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij edicioni dhe ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të trajnerit Massimiliano Allegri. Ai ka shënuar një gol në 13 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm