Adrien Rabioti pati paraqitje të mira për Francën në Kupën e Botës, megjithatë, ende ka raportime se ai mund të largohet nga Juventusi në muajin janar.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të mërkurën se “zonja e vjetër” mund ta lërë të lirë futbollistin që në muajin janar, por vetëm për çmimin e rreth 15 milionë eurove.
27-vjeçari Rabiot u transferua te klubi torinez si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germaini, por nuk ka përmbushur pritshmëritë në futbollin italian.
Me Francën shkoi deri në finale të Botërorit, por u mposht nga Argjentina.