Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventus dhe Atletico në garë për Tonalin

Juventusi dhe Atletico Madridi po përgatisin oferta për të transferuar mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, njofton “Corriere di Torino” të dielën.

Juventusi kishte ofruar 15 milionë euro vitin e kaluar, pore presidenti i Brescias, Massimo Cellino e refuzoi ofertën dhe po kërkon së paku 40 milionë euro për mesfushorin 19-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Juventusi po planifikon të bëjë ofdertë të re, por do të ketë konkurrencë edhe nga Atletico Madridi. Po ashtu skuadrat tjera të mëdha si Napoli, Interi, Paris Saint-Germaini e Arsenali kanë shprehur interesim për mesfushorin e ri.

Tonali ka luajtur 11 ndeshje në Serie A këtë stinor dhe ka shënuar një gol. Ai ishte kyç në rikthimin e Brescias në Serie A.

Artikuj të ngjashëm