Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve ofron Demiralin për Varanen

Juventusi po shpreson ta bindë Real Madridin që të heqë dorë nga Raphael Varane, duke ia ofruar në shkëmbim mbrojtësin Merih Demiral.

Mbrojtësi i Real Madridit, Varane, do të largohet në fund të edicionit nga klubi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës. Situatën e krijuar te klubi madrilen po mundohet ta shfrytëzojë “Zonja e Vjetër”, që do të tentojë të bindë krerët e skuadrës spanjolle për t’i shkëmbyer lojtarët.

Sipas “Calciomercatos”, drejtuesit e klubit të Juventusit do t’i ofrojnë shërbimet e mbrojtësit turk për Varanen.

Për mbrojtësin e Real Madridit, Varanen, interesim ka shprehur edhe PSG-ja.