Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve gjen zëvendësuesin e Pjacas së lënduar

Lëndimi i Marko Pjacas ka shtyrë Juventusin që të interesohet për anësorin e Fiorentinas, Fernando Bernardeschi.

Anësori kroat pritet të mungojë gjashtë muaj pas lëndimit që pësoi me përfaqësuesen e tij gjatë eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Tuttosport raporton se kampioni italian ka shtuar interesimin për 23-vjeçarin, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me “Violat”.

Sipas gazetës italiane, Juve ka filluar bisedimet për Bernardeschin që mund të luajë në secilin formacion.

Artikuj të ngjashëm