Juventusi për muajin janar kur hapet edhe afati kalimtar dimëror, do të kërkojë ta marrë në ekip mesfushorin Ruben Neves, futbollisti i Wolverhamptonit që e ka menaxherin e njëjtë me Cristiano Ronaldon.
Portugezi Neves është njëri ndër futbollistët kryesor te Wolves, pasi pikërisht ai ndihmoi shumë që skuadra të promovohet sivjet në Premier League.
Menaxheri Jorge Mendes ka ndihmuar që në ekipin anglez të dërgojë futbollistët tjerë nga Portugalia si Rui Patricio, Joao Mutinho dhe Raul Jimenez.
Që kur iu bashkua Wolvesit në vitin 2017-të nga Porto, Neves me fanellën e re është paraqitur në 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola e dhuruar dy asistime.