Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve bën shumë ndryshime gjatë verës

Juventusi pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë verës.

Sipas “Tuttosport”, Juve do të heqë tre lojtarë dhe do të sjellë tre të tjerë.

Sa i përket largimit përmenden Gianluigi Buffon, Alex Sandro dhe Claudio Marchisio.

Thuhet se drejtori i klubit Giuseppe Marotta planifikon t’i zëvendësojë ata me Matteo Darmianin dhe Emre Canin, ndërsa në Torino do të zbarkojë edhe Mattia Caldara.

Buffoni pritet të pensionohet gjatë verës.