Sport

Pirlo do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër

Me ardhjen e Andrea Pirlos në klub, te Juventusi priten ndryshime të mëdha.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i ri i Juventusit, do të largojë nga skuadra disa lojtarë.

Blaise Matuidi, Gonzalo Higuain, Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Alex Sandro, janë disa prej emrave që mund të largohen këtë verë

Vendin e sigurt në klub nuk e kanë as Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Aaron Ramsey që mund të shiten gjatë verës.

Me paratë e shitjes së këtyre lojtarëve, klubi synon të përforcojë ekipin. Madje trajneri Pirlo thuhet se u ka kërkuar shërbimet e dy lojtarëve krerëve të klubit.

Dëshira e trajnerit italian është mesfushori i Real Madridit, Isco dhe Sandro Tonali.