Dy fitoret kundër përfaqësueses U-19 të Azerbajxhanit dhe një kundër asaj U-17 të Kazakistanit kanë rritur shpresat te përfaqësuesja U-19 e Kosovës për paraqitje pozitive në raundin elitar kualifikues për kampionatin evropian “Finlanda 2018”.
Ekipi i juniorëve të Kosovës po qëndron për përgatitje në Antalya të Turqisë, para ndeshjeve vendimtare që e presin në muajin mars, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshje përgatitore këto ditë Kosova mposhti Azerbajxhanin në të dy ndeshjet me rezultatin e njëjtë, 1:0 dhe ekipin U-17 e Kazakistanit, 4:0.
Fitoret për përzgjedhësin e Kosovës (U19), Ramiz Krasniqi, janë motivuese para sfidave, siç i quan ai të mëdha në Portugali, ku prej 21 deri më 27 mars Kosova do të përballet me nikoqiren e turneut kualifikues të rrethit elitar - Portugalisë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë në kuadër të Grupit 5. Ekipi që fiton grupin kualifikohet në Evropianin “Finlanda 2018”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)