Sinjal të mirë ka dhënë Kosova U19 në prag të ndeshjes historike të së martës mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Kosova U19 të hënën pasdite më Manavgat fitoi 3:1 ndaj Turqisë, në kuadër të Grupit B1 të raundit të parë kualifikues për Euro 2027.
Me fitore, Kosova ka siguruar vendin e parë në grup dhe do të luajë në Ligën A në raundin e dytë kualifikues.
Kapiteni Rin Ahmeti realizoi penallti në minutën e tetë për 1:0. Në minutën e 20-të, Lorik Mehmeti shënoi për 2:0.
Leonit Gabrica e realizoi golin e tretë për Kosovën në minutën e 89-të, derisa turqit shënuan në minutën e 51-të.
Kosova e fitoi grupin me shtatë pikë. Armenia u rendit e dyta me pesë, Turqia e treta me katër dhe Gjibraltari mbeti i fundit, pa pikë.