Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Java e përfaqësueseve të Kosovës në futboll

Kjo javë, si pak deri më tash, është e rëndësishme për futbollin kosovar, e me pak fat mund të kthehet edhe në historike.

Përfaqësuesja U19 ka mundësinë të sigurojë kualifikimin në Evropianin 2018, Përfaqësuesja U21 mund të kthehet në rrugën e duhur për kualifikim në Evropianin 2019, kurse Përfaqësuesja A do të luajë dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Bernard Challandes. Do të jenë miqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

E para që nis me ndeshje ndërkombëtare është Përfaqësuesja U-19 e Kosovës. Raundin elitar, që është edhe vendimtar për kualifikim në evropianin “Finlanda 2018”, e nis të mërkurën (sot, 18:00) kundër nikoqires së këtij turneu, Portugalisë, dhe e mbyll më 27 mars kundër Sllovakisë.

Para Sllovakisë, më 24 mars luan kundër Irlandës. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në Evropian, që nëse do të arrihej nga Kosova do të ishte historike për të.

Futbollisti i ekipit U-19, Çlirim Reçica, ka thënë se janë gati që t'i bëjnë ballë Portugalisë, e më pas edhe Irlandës e Sllovakisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)