Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futboll ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për rrethin elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet prej 21 deri më 27 marsit në Portugali.
Pasi në ndeshjen e parë Kosova mundi Azerbajxhanin, me rezultat 1:0, sot Kosova ka shënuar një fitore bindëse kundër kombëtares U-17 të Kazakistanit, bën të ditur FFK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtet edhe pse rezultati ishte i thellë prej 4:0, Kazakistani u tregua mjaft i mirë, por djemtë e përfaqësueses kosovare U-19 bën diferencën.
Shënues për Kosovën ishin Edison Kqiku, Lot Celina, Liridon Balaj dhe Egzon Gashi, transmeton Koha.net.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Ramiz Krasniqi është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Ishe një ndeshje e mirë e shumë cilësore. Pati shumë aksione e bashkëveprime të bukura dhe mjaft raste për shënim. Shënuam katër herë. E mira ishte se patëm rastin të provojmë të gjithë futbollistët e kjo na mundësoi të shohim cilësitë individuale të secilit veç e veç por edhe si kolektivitet”, ka thënë ai.
Kosova ndeshjen e radhës sërish do ta zhvillojë me kombëtaren U-19 të Azerbajxhanit të dielën më 28 janar.
Ndërsa sipas fjalëve të drejtorit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekipeve kombëtare Artan Govori me qëllim të përgatitjes sa më të mirë duke shfrytëzuar kohën dhe kushtet e mira Kosova U-19 do të qëndrojë deri më 3 shkurt në Antalya, ndërkaq më 1 shkurt do ta zhvillojë edhe ndeshjen e katërt, kësaj radhe me U-21 të Shakhtarit.