Mesfushori i Italisë, Jorginho ka pranuar zhgënjimin e madh për ndalje në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror të këtij viti. Italia u eliminua nga Maqedonia e Veriut.
“Është zhgënjim i madh. Dhemb, shumë madje. Besoj se kemi luajtur mirë pasi vazhdimisht kemi kontrolluar lojën dhe kemi dominuar. Por nuk ishim në gjendje të finalizojmë. Nuk duhet të fajësojmë askënd. Por ky është realitet”, ka thënë Jorginho pas ndeshjes për sajtin zyrtar të UEFA-s.