Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini: Është dëshpërimi më i madh imi

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se pas përvojës më të mirë ka ardhur zhgënjimi më i madh.

Italia u eliminua nga Maqedonia e Veriut dhe nuk do të jetë në Botërorin “Katari 2022”. “Korrikun e kaluar duke fituar Evropianin ishte gjëja më e mirë që kam përjetuar në nivelin profesional, ky është dëshpërimi më i madh. Për fat të keq ky është futbolli.

Gjëra të jashtëzakonshme ndodhin në futboll. Disa ndeshje janë si kjo. Kishim shumë mundësi. Pas Evropianit fati që kishim duket që është kthyer në fat të keq. Tani duhet të dimë se si të vuajmë”, ka thënë Mancini. “Është vështirë të komentohet për këtë ndeshje, me gol të pranuar pas minutës së 90-të, pa u rrezikuar asnjëherë deri atëherë. Ky grup ka lojtarë të mëdhenj dhe më vjen keq pasi nuk e kemi merituar. Tani është shumë herët të flasim për të ardhmen, ende duhet ta përballojmë këtë humbje. Në aspektin human, më duhet të them se këta djem i dua më shumë sonte se pas triumfit në korrik. Dëshpërimi është enorm”.