Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka komentuar shortin e plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Në gjysmëfinale kampionia evropiane takohet me Maqedoninë e Veriut. Ndeshja luhet në Itali.
Ndërsa nëse kalon gjysmëfinalen, Italia në finale luan në udhëtim me Portugalinë apo Turqinë.
“Është short shumë i vështirë për ne”, ka thënë Mancini. “Maqedonia e Veriut është shumë e mirë. Nëse fitojmë do të luajmë në udhëtim me fituesin e ndeshjes Portugalia – Turqia”, ka shtuar tekniku italian.
Artikuj të ngjashëm
-
Njëri prej dy kampionëve të fundit të Evropës do të mbetet jashtë Botërorit “Katari 2022”
-
Milevski: Italia është favorite, por edhe Maqedonia V. pyetet për kualifikimin
-
Mancini thotë se Italia mund ta fitojë Botërorin
-
Modriq: Tragjedi për Italinë nëse mungon në Botëror
-
Italia vlerësohet se do ta kishte grupin më të lehtë