Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho nuk po mendon largimin nga Chelsea

Mesfushori Jorginho thotë se nuk është duke menduar të largohet nga Chelsea.

“Ndihem shumë mirë këtu dhe do të doja të qëndroja. Por ju e dini, ka shumë gjëra që po ndodhin dhe ne nuk e dimë. Tani jam këtu dhe kam kontratë dhe më pëlqen të jem këtu, ndihem shumë mirë këtu. Kështu që nuk mendoj të lëviz askund. Unë jam te Chelsea dhe mendoj për Chelsean 100 për qind”, tha Jorginho, përcjell Goal.com.

Mesfushori që përfaqëson Italinë, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Londra dhe për këtë arsye është raportuar se ai mund të largohet.