Mesfushori Jorginho pohon se është shumë i lumtur te Chelsea.
Reprezentuesit të Italis; kontrata me klubin nga Londra i skadon në verën e vitit 2023.
Pra, në fund të sezonit, nëse nuk e vazhdon kontratën me Chelsean, do të jetë lojtar i lirë.
“Jam shumë i lumtur për momentin dhe të gjithë jemi të fokusuar në atë që duhet të bëjmë. Unë po e shijoj jetën këtu. Më pëlqen të punoj me të gjithë dhe mendoj se të gjithë e thonë të njëjtën gjë. Është kënaqësi të jesh te Chelsea”, ka thënë Jorginho, përcjellë Goal.com.
Jorginho u transferua në “Stamford Bridge” nga Napoli në vitin 2018.
Fituesi i “Euro 2020” me Italinë ka 204 paraqitje për Chelsean deri me tani. Ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube. Herë pas herë ka qenë edhe kapiten i londinezëve.