Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho më i saktë nga penalltia për Chelsean se për Italinë

Londër, 27 dhjetor – Mesfushori i Italisë, Jorginho, e ka thyer rekordin e Premier Leagues për më së shumti penallti të konkretizuara brenda një viti kalendarik.

Jorginho ka gjuajtur çdo penallti të Chelseat këtë vit dhe nuk ka dështuar asnjëherë në kampionat. Së fundi ai shënoi dy herë nga penalltia në fitoren 3:1 të Chelseat ndaj Aston Villas, për ta vendosur rekordin e ri në Premier League.

Asnjë futbollist në Premier League nuk ka shënuar dhjetë penallti brenda një viti kalendarik sikurse Jorginho. Mesfushori ka shënuar dhjetë gola nga dhjetë tentime që i ka pasur nga pika e bardhë.

“Jorginho është njëri prej futbollistëve më të saktë nga penalltia dhe për këtë arsye e kam zgjedhur që të gjuaj penalltitë në ekipin tonë. Mënyra e gjuajtjes së Jorginhos nga penalltia është e veçantë, duke e bërë atë unik”, ka pranuar trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

30-vjeçari është i njohur për teknikën e tij të gjuajtjes së penalltisë, duke përdorur një kapërcim të vogël në vrapimin e tij, për të detyruar portierin të hidhet në një drejtim përpara se ta godasë topin. Jorginho ka një bilanc të mirë në karrierë për gjuajtje nga pika e bardhë, duke shënuar 38 herë nga 44 tentime. Megjithatë, ai nuk është treguar i saktë këtë vit sikurse te Chelsea edhe te Përfaqësuesja e Italisë. Në 12 muajt e fundit, Jorginho ka humbur dy prej penalltive më të rëndësishme në karrierën e tij dhe të dyja për Italisë.

Edhe A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo Botërori 2026 A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo

Dështimet e tij nga pika e bardhë erdhën gjatë kampanjës për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Të dyja penalltitë Jorginho i humbi në barazimet kundër Zvicrës dhe kjo i kushtoi shumë Italisë, pasi tani duhet të luajë në plejof për të siguruar një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Prej dhjetorit të vitit 2020, Jorginho është treguar i saktë 13 herë për Chelsean nga penalltia në po aq tentime. Ndërsa, me Italinë gjatë kësaj periudhe i ka humbur tri penallti të rëndësishme – një kundër Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian dhe dy më vonë në kualifikimet kundër Zvicrës. Falë këtyre barazimeve me Italinë, Zvicra ka siguruar pozitën e parë në grup dhe kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror.

Penalltia e fundit e humbur me Italinë ishte edhe më e dhimbshmja. Në rast se Jorginho do të shënonte në minutën e 90-të të ndeshjes kundër Zvicrës, Italia do ta siguronte vendin e parë në grup.

Në gjysmëfinale të plejofit Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse kalon në finale të plejofit, do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë.

“Shpesh mendoj për rastet e humbura, saktësisht penalltitë kundër Zvicrës. Neve do të na mjaftonte vetëm një fitore në njërën ndeshje, ndonëse të dyja i kemi dominuar. Megjithatë, për këtë nuk bën të fajësohet Jorginho. Mendoj se ai e ka merituar ‘Topin e Artë’ për atë që ka bërë me fanellën e Italisë”, ka thënë përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini.

Edhe “Panenka” e pasuksesshme e lë Messin prapa Ronaldos Futboll “Panenka” e pasuksesshme e lë Messin prapa Ronaldos

“Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Unë më shumë kujtoj penalltinë që e shënoi kundër Spanjës sesa penalltitë që i ka humbur. Dhe, për këtë arsye i besoj atij. Tek Italia, Jorginho sërish do t’i gjuajë penalltitë dhe unë nuk shoh ndonjë problem për këtë”.

Disa po sugjerojnë se portierët më në fund e kanë kuptuar se si t’ia presin penalltinë Jorginhos, sidomos pas dështimit që mesfushori e pati në finalen e “Euro 2020” përballë anglezit Jordan Pickford. Ky i fundit qëndroi në vend deri në momentet e fundit dhe Jorginho nuk arriti ta mashtrojë me kapërcimin e tij të zakonshëm.

Jorginho ka vazhduar të punojë shumë në këtë aspekt dhe dy penalltitë ndaj Aston Villas sinjalizojnë ndryshimet tek ai. Mesfushori e ka shpejtuar vrapimin dhe kapërcimi i tij po bëhet më shpejtë, gjë që po detyron portierët të lëvizin para kohe.

“Jorginho vazhdimisht në stërvitje gjuan penallti dhe ai po përmirësohet nga dita në ditë”, ka pranuar Tuchel.

Edhe Jorginho forcon mesfushën e Arsenalit Sport Jorginho forcon mesfushën e Arsenalit

Jorginho duhet t'i zgjidhë problemet e tij nga pika e bardhë për Italinë përpara ndeshjeve vendimtare të plejofit, pasi çdo penallti e humbur tani mund të jetë katastrofë për Italinë që mungoi në turneun e fundit të mbajtur në Rusi në vitin 2018.