Oto John ka kaluar Dukagjinin në epërsi në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sulmuesi nigerian realizoi nga penalltia në ndeshjen që klinasit po e fitojnë në udhëtimin e vështirë te kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.
John, golin e katërt sezonal e shënoi në minutën e 18-të. Penalltia u shkaktua në Iljasa Zulfiun nga Lorenc Trashi, sipas gjyqtarit kryesor Alban Shala. Shala e pa rastin në VAR.