Joel Embiid u lëndua në ndeshjen e parë qëkur doli nga izolimi për shkak të koronavirusit. Philadelphia 76ers në fund mposhti skuadrën Washington Wizards, 127:101.
Embiid, i cili shënoi 23 pikë dhe 7 kërcime, u dëmtua rëndë në gjurin e majtë. Shake Milton dhe Furkan Korkmaz shtuan nga 18 pikë nga banka rezervë për 76ers, që është liderë e Konferencës së Lindjes.
Ishte fitorja e tretë rresht në udhëtim, dhe e para në sezonin e rregullt në Washington, që prej vitit 2013.
Lideri i Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz, fitoi ndaj Houston Rockets, 114:99. Në ndaljen e serisë të dy humbjeve rresht kontribuuan gjashtë basketbollistë të “xhezerëve” që shënuan pikë dyshifrore. Lider ishte Donovan Mitchel me 28 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime. Houston Rockets humbi për herën e 15-të rresht.
Los Angeles Lakers mposhti Indiana Pacersin, 105:100. Kentavious Caldwell-Pope e vodhi një top tetë sekonda para fundit, dhe më pas i shënoi gjuajtjet e lira për ta siguruar fitoren.
Denver Nuggets mposhti Memphis Grizzlies 103:102, ndërsa Miami Heat e fitoi ndeshjen e tretë 101:90, ndaj Chicago Bullsit.
San Antonio Spurs fitoi ndaj Orlando Magic 104:77, kurse New Orleans Pelicans i shkaktoi disfatë Cleveland Cavaliersit, 116:82.