Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Embiidi shkëlqeu në fitoren e 76ers

Joel Embiid ka shkëlqyer në duelin e fundit. Ai e mbylli takimin me dyshifror të dyfishtë prej 37 pikëve e 11 kërcimeve në 27 minuta.

Ishte lider i Philadelphia 76ers në fitoren 118:94 kundër Minnesota Timberëolvesit.

Tobias Harris shtoi 17 pikë e 11 kërcime për 76ers që ka 14 fitore e gjashtë disfata.

Lideri i Konferencës së Lindjes nuk hasi në probleme nga kundërshtari që pozicionohet në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit me 4 fitore e 14 humbje.

Embiidi nuk kishte kundërshtar në parket pasi dy qendrat e Timberëolvesit, Karl-Anthony Toëns dhe Naz Reid munguan.

Toëns ishte jashtë parketit për ndeshjen e shtatë rresht për shkak të protokollit të COVID-19, ndërsa Reid mungoi shkaku i dëmtimit të kyçit të dorës

Artikuj të ngjashëm