Joel Embiid është kthyer nga lëndimi për ta ndihmuar skuadrën Philadelphia 76ers të fitojë përballë Miami Heatit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes në ligën NBA.
Embiid, i cili pësoi thyerje të ashtit në fytyrë, regjistroi 18 pikë dhe 11 kërcime në fitoren 99:79. Tani, 76ers ka epërsi prej 2:1.
Në këtë ndeshje, te Miami, më i dalluari ishte Jimmy Butler me 33 pikë e nëntë kërcime, ndërsa James Harden shtoi 17 pikë, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.
Në plejofin e Konferencës së Perëndimit, Dallas Mavericks e ndali serinë e 11 ndeshjeve të njëpasnjëshme nga Phoenix Suns.
Dallasi mposhti Sunsin me rezultatin 103:94 dhe ngushton rezultatin në 2:1 në seri.
Edhe
Philadelpia e Denveri u afrohen finaleve të konferencave
Jalen Brunson udhëhoqi Mavericksin me 28 pikë, ndërsa slloveni Luka Donçiq për pak sa nuk shënoi “triple-double”.
E mbylli takimin me 26 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime.