Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jeta e Adrianos vjen përmes dokumentarit

Ish-ylli i Interit, Adriano, raportohet se ka bërë një dokumentar për jetën e tij dhe po ashtu do të ketë rol në një film komik.

Adriano i kishte dhënë fund karrierës prej futbollisti në moshë 36-vjeçare, pas një serie lëndimesh dhe problemeve personale.

Karriera e tij me shumë ngatërresa do të jetë temë e një dokumentari të bërë në Brazil nga “Bananeira Filmes”, raporton “LaGazzettadelloSport”.

Si pjesë e marrëveshjes, që parasheh filmin të publikohet më 2020, ekziston edhe plani që “Perandori” të jetë yll në një komedi nga kompania e njëjtë.