Gabriel Jesus ditë më parë u zyrtarizua si futbollist i ri i Arsenalit.
Skuadra e Manchester Cityt përfitoi 52 milionë euro me shitjen e sulmuesit, i cili të enjten ka thënë se dëshiron të fitojë çdo gjë me skuadrën e re, por nuk synon të bëhet Thierry Henry i ri.
“Në jetën time i kam dashur gjithmonë projektet. Kur Edu erdhi dhe foli me mua, isha shumë i lumtur me idetë e klubit. Ata deshën që unë të largohem. Më pas isha i sigurt që doja të vija tek Arsenali. Pasi fola edhe me Mikelin, isha 100 për qind i sigurt, sepse i besoj. I besoj këtij klubi të madh dhe i besoj vetes e lojtarëve. Ka shumë lojtarë të talentuar këtu. Është si familje dhe këtë e dua. Unë dua të fitoj gjithçka me këtë klub. Kur përmendet Arsenali, të bie ndërmend Thierry Henry. Henry është i veçantë, një prej lojtarëve më të mirë ndonjëherë. Dhe unë nuk dua të jem Thierry Henry i ri. Dua ta shkruaj emrin tim në historinë e klubit”, ka deklaruar Jesus.