Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari pritet me entuziazëm nga tifozët dhe skuadra e Luzernit

“Ardoooon Jaaaashari! Ardoooon Jaaaashari!” është thirrur nga tribunat e stadiumit të Luzernit pas përfundimit të ndeshjes. Skuadra e Luzernit po festonte fitoren 2:1 ndaj Stade-Lausanne-Ouchy. Tifozët e Luzernit kanë thirrur emrin e lojtarit që publikisht shprehu dëshirën për të ndryshuar skuadrën dhe kishte konflikt me drejtuesit e FC Luzernit, ka shkruar “Blick” të hënën.

Futbollisti është përgjigjur në thirrjet e emrit të tij me buzëqeshje dhe entuziazëm të madh. Nuk ka pasur shenja të disponimit negativ.

“Ai më tha dje që ishte mentalisht gati. Ishte e qartë për mua se do ta merrja me vete. Ishte po ashtu ditëlindja e tij”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Luzernit, Mario Frick.

Jashari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe dinamika e lojës ndryshoi plotësisht. Këtë e kuptuan si skuadra ashtu edhe tifozët. Kishte energji të re. Luzerni u zgjua nga gjumi në të cilin ishte në pjesën e parë.

“Kam dashur të reagojë pas pjesës së parë të zbehtë. Nuk ishte e planifikuar që Jashari të aktivizohej aq herët. Mund të shihet që ka mungesë stërvitjesh, por ishte shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar Frick.

Jashari shquhet për lidershipin në fushë. Ai motivon shumë skuadrën.

“E ndiejmë mentalitetin e tij dhe dëshirën për të vrapuar. Ai është pjesë e rëndësishme e ekipit tonë”, ka thënë Lars Villiger, që shënoi dy golat e fitores. Golin e dytë e realizoi me asistim të Jasharit.

Edhe Jashari po bëhet gjithnjë e më i mirë te Club Brugge Futboll Jashari po bëhet gjithnjë e më i mirë te Club Brugge

Jashari nuk ka folur pas ndeshjes. Luzerni nuk e lejon këtë. Ai ka kërkuar të kalojë te Baseli, që kishte shprehur interesim të madh. Por Luzerni nuk e lejoi transferimin për te skuadra tjetër zvicerane. Madje ia mori Jasharit shiritin e kapitenit.

Jashari vlerësohet prej talenteve më të mëdhenj në Zvicër. Ende ka skuadra nga liga të tjera evropiane të interesuara për të. Nuk është e qartë nëse do të transferohet apo do të vazhdojë të luajë për Luzernin. Aktualisht kalimi te Baseli nuk është temë.

Jashari tashmë ka debutuar te Zvicra A. Vlerësohet e ardhmja e përfaqësueses helvetike.