Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari premton maksimumin për Luzernin

Mesfushori Ardon Jashari premton se do ta japë maksimumin për skuadrën e Luzernit. Ai thotë se ka lënë prapa mosmarrëveshjet që pati me klubin zviceran dhe se do ta ketë në fokus vetëm të ardhmen. Jasharit të dielën iu kthye shiriti i kapitenit pas një kohe të gjatë. Atij iu hoq shiriti i kapitenit pasi shprehu haptas dëshirën për t’iu bashkuar Baselit në verë. Por kalimin te Baseli e pengoi Luzerni.

“Kemi pasur një javë të keqe pas eliminimit nga Kupa. Por ne reaguam mirë në fundjavë, diçka që duhet të ndodhte. Remo Meyer më komunikoi se do të isha sërish kapiten. Kemi marrëdhënie të mirë. Ai gjithmonë më këshillon dhe është një lojtar i madh. Nuk ka ndryshuar shumë për mua. Tani thjesht po e mbaj përsëri shiritin e kapitenit. Do të vazhdoj të eci përpara, siç kam bërë më herët”, ka thënë Jashari për “Blick”.

Luzerni të dielën mposhti Grasshopperin me rezultatin 2:0. Ardon Jashari shënoi njërin prej dy golave të fitores.

Artikuj të ngjashëm