Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari që po vlerësohet yll i ri i Superligës së Zvicrës, po kërkohet me ngulm në Gjermani.
“Sky Sports Germany” ka raportuar të mërkurën se të paktën gjashtë skuadra të Bundesligës kanë shprehur interesim për transferimin e Jasharit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej gjashtë skuadrave, thuhet se dy janë të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit aktual, Jashari të bëjë një lëvizje të madhe në karrierë. Po ashtu, thuhet se Jasharit nuk i mungojnë ofertat as nga Italia e Spanja.
20-vjeçari në fillim të këtij viti u promovua në ekipin e parë të Luzernit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Këtë edicion, ai ka dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Po ashtu, Jashari muajin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.