Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzi firmos me Llapin, edhe Dallku mund ta lërë Prishtinën

Sulmuesi Ahmed Januzi është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

30-vjeçari te Llapi u transferua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me klubin Prishtina.

Kontrata me Prishtinën i ka skaduar edhe mbrojtësit Armend Dallku dhe ai nuk ka përjashtuar mundësinë të ndërrojë skuadër.

“Të mërkurën do të bisedojë me trajnerin dhe zyrtarët e klubit. Prioritet ka Prishtina, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Dallku për gazetën.

Ai, Januzi dhe Debatik Curri në verën e vitit 2016 i ishin bashkuar Prishtinës pas mbarimit të karrierës në klube të huaja.

Edhe Dy vjet më parë Januzi mendoi pensionimin, tani po shkëlqen: Rilinda te Llapi Futboll Dy vjet më parë Januzi mendoi pensionimin, tani po shkëlqen: Rilinda te Llapi

Për një kohë të tre kishin luajtur te Vorskla në Ukrainë.

Ndërkohë Curri ditë më parë është pensionuar dhe ka marrë rolin e ndihmëstrajnerit te Prishtina, kurse Januzi ka firmosur me Llapin për një vit. Ai të martën është prezantuar te kjo skuadër.