Ahmed Januzi është kthyer sërish te skuadra e Llapit, derisa te skuadra nga Podujeva është prezantuar edhe Ahmet Haliti.
Dy futbollistët e transferuar nga Prishtina, janë edhe të fundit për këtë afat kalimtar për ekipin llapjan. Kështu është bërë e ditur nga vet klubi të enjten nëpërmjet një njoftimi në “facebook”, transmeton KOHA.
Januzi dhe Haliti, që së fundit me Prishtinën e kanë fituar Kupën e Kosovës, me Llapin kanën nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit të ri 2020/2021 që është praparë të nisë në muajin e ardhshëm.