Ahmed Januzi i Llapit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë e bëri të ditur të hënën FFK-ja, që edhe e shpall më të mirin e secilës xhiro.
Januzi i realizoi dy gola të dielën në fitoren 3:1 të Llapit ndaj Dukagjinit.
Me këtë fitore, Llapi përfundoi në barazh. Kampionatin e mbylli në vendin e tetë me 47 pikë.
Llapi në barazh për mbetje në Superligë do të përballet me Vushtrrinë e Ligë së Parë.
“Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi. Do ta japim më të mirën për këtë fanellë”, ka thënë sulmuesi me përvojë për faqen zyrtare të FFK-së.