Ardit Tahiri i Llapit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Tahiri ishte më meritori në fitoren 3:2 të Llapit të dielën ndaj Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar.
Qendërsulmuesi Tahiri i realizoi dy gola për skuadrën e Llapit.
Përzgjedhjen e më të mirëve e bën FFK-ja përmes një komisioni të veteranëve të futbollit.
“Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës. Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen”, ka thënë 22-vjeçari Tahiri për faqen zyrtare të FFK-së.