Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini zyrtarizon Ahmed Januzin

Ekipi i sapoinkuadruar në Superligën e Kosovës, Dukagjini, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me përvojë Ahmed Januzi.

33-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit, ndërkohë karrierë ka bërë edhe në Ukrainë me klubin Vorskla. Ai ishte pjesë e Prishtinës për disa sezone, ndërsa karrierën e filloi te Vushtrria e më pas në Shqipëri te Besa e Kavajës.

Ky është përforcimi i radhës për skuadrën e Armend Dallkut që synon mbetjen në elitë në sezoni e ri.