Sport

Dukagjini zyrtarizon ukrainasin Khomutov

Skuadra e Dukagjinit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv nga Ukraina, Vladyslav Khomutov.

Ekipi nga Klina të martën në “Facebook” e ka prezantuar 24-vjeçarin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Khomutov mund të luajë edhe si qendërsulmues, ndërsa sezonin e fundit ka luajtur në Sllovaki, te skuadra Samorin.

Po ashtu, ai ishte pjesë edhe ekipit nga Estonia, Kalju për tri vite, ku në 55 paraqitje realizoi 21 gola. Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe te klubi nga Ukraina, Olimpik Donetsk.