Skuadrës së Dukagjinit i është bashkuar mbrojtësi nga Ukraina, Artur Shamrov. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma skuadra nga Klina në rrjetet sociale.
Shamrov do të jetë pjesë e Dukagjinit për edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës. Ai së fundi ishte pjesë e grupmoshës U23 të skuadrës portugeze, Estrela Amadora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo21-vjeçari Shamrov në Ukrainë është paraqitur për skuadra si Metalist dhe Arena Kharkiv.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Artur Shamrov është anëtari më i ri i familjes sonë. Artur Shamrov është me ne në fazën përgatitore, teksa do të jetë gati për të ofruar maksimumin në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se vjen, Artur!”, ka shkruar Dukagjini.