Mesfushori i Dukagjinit, Vladyslav Khomutov, ka dalë me flamur të Ukrainës mbi supe në fushë para ndeshjes me skuadrën e Llapit.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Khomutov është titullar te Dukagjini dhe para fillimit të takimit është paraqitur i mbështjellë me flamurin e vendlindjes së tij.
24-vjeçari është lojtari i vetëm nga Ukraina në Superligën e Kosovës. Ai iu bashkua Dukagjinit para fillimit të këtij sezoni.