Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj i mungon Sociedadit kundër Real Madridit

Real Sociedadi do të jetë pa sulmuesin e krahut, Adnan Januzajn për ndeshjen kampionale që e luan ndaj Real Madridit.

Trajneri i Sociedadit, Imanol Alguacil të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, në të cilën nuk e ka përfshirë Januzajn.

Ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe nuk do t’i ndihmojë Sociedadit për duelin që luhet të shtunën prej orës 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Januzaj i ka munguar Sociedadit në tri ndeshjet e fundit në La Liga kurse këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 34 paraqitje.

Pas 26-të xhirove të luajtura në La Liga, Real Madridi është lider me 60 pikë të mbledhura, ndërsa Sociedadi ka 44 pikë dhe zë vendin e gjashtë në tabelë.

Artikuj të ngjashëm