Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj e Sociedadi i largohen Ligës së Kampionëve

Shpresat e Real Sociedadit për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë në shtatë vjetët e fundit, kanë pësuar një goditje tjetër të enjten mbrëma. Skuadra ku luan Adnan Januzaj ka pësuar 2:0 nga Alavesi, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

Borja Sainz shënoi për 1:0, kurse Martin Aguirregabiria shënoi për 2:0 në finish të ndeshjes. Tomas Piuna u përjashtua në minutën e 87-të te Alavesi, kurse Joseba Zaldua në minutën e 81-të te Real Sociedadi. Januzaj ka kompletuar ndeshjen e së enjtes.

Skuadra e tij ka rënë në vend të gjashtë me 47 pikë. Gara për Champions megjithatë është shumë e hapur. Dallimi në pikë i skuadrave është fare i vogël.