Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj dëshiron të mbetet te Sociedadi, shpreson ta fitojë titullin

Adnan Januzaj nuk do të largohet nga Real Sociedadi, me të cilin ekip dëshiron ta fitojë titullin e kampionit këtë edicion në La Liga.

Januzaj ka thënë se është i lumtur te Sociedadi dhe nuk e sheh të arsyeshme të largohet, me gjithë ofertat që ka. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2022, të cilën është i bindur se do ta rinovojë.

“Unë jam i lumtur këtu dhe nuk dua të largohem pasi besoj se shumë shpejt klubi do të më ofrojë rinovimin e kontratës. Këtë edicion kemi treguar paraqitje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund për ta fituar titullin, ndonëse nuk do të jetë lehtë”, është shprehur Januzaj të hënën për mediumet spanjolle.

Sociedadi prinë në La Liga pas nëntë xhirove të zhvilluara derisa Januzaj ka shënua dy gola në gjashtë paraqitje në kampionat. Së fundi, interesim për transferimin e 25-vjeçarit kanë treguar ekipet nga Premier League, Brighton dhe Southampton.