Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi me Lakersin në plejof pas fitores dramatike

Los Angeles Lakers, të udhëhequr nga LeBron James, kanë siguruar vendin e shtatë dhe janë kualifikuar në plejof të NBA-së, pas fitores 108:102 ndaj Minnesota Timberwolves, në ndeshjen e vlefshme për plejin të martën pas mesnate.

Në fakt, Lakers fitoi pas shtesave. Kur kishin mbetur edhe 1.4 sekonda në çerekun e katërt dhe Lakers po udhëhiqte 98:95, Anthony Davis bëri një gabim trashanik duke shkaktuar faull teksa basketbollisti i Timberwolves, Mike Conley, po gjuante nga jashtë perimetrit. Më pas, Conley u tregua i saktë në të tria gjuajtjet dhe rezultati u barazua.

Por në shtesë, basketbollistët e LA ishin më të vëmendshëm, veçanërisht në mbrojtje, për ta fituar ndeshjen.

James ishte më i dalluari në ndeshje me “double-double”. Shënoi 30 pikë e 10 kërcime, ndërsa luajti për më shumë se 45 minuta. Davis shtoi 24 pikë e 15 kërcime, e Denis Schroder shënoi 21 pikë.

Te Timberwolves, Karl Anthony Towns pati 24 pikë e 11 kërcime, ndërsa Mike Conley 23 pikë.

Në rundin e parë në plejof, Lakers luan kundër vendit të dytë, Memhpis Grizzlies.

Edhe Lakersi siguron plejofin, eliminohet Warriors Basketboll Lakersi siguron plejofin, eliminohet Warriors

Timberwolvesi e ka edhe një shans për t’u futur në plejof. E pret fituesin e ndeshjes New Orleans Pelicans – Oklahoma Thunder për vendin e tetë.

VIDEO:


Në Lindje, Atlanta Hawks siguroi vendin e shtatë pasi mposhti Miami Heatin.