Ylli i Real Madridit, James Rodriguez mund të transferohet tek klubi anglez, Liverpool.
Mediet britanike shkruajnë se sulmuesi kolumbian do t’i afrohet klubit nga “Anfield”, transmeton kp.
Menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp thuhet së pëlqen lojtarin, por pengesë për kalimin e kolumbianit në ishull, mund të jetë çmimi prej 75 milionë eurove sa kërkon Real Madridi, shifër të cilën thuhet se është i lartë për Liverpoolin.
Ndryshe, James kërkohet edhe nga PSG dhe Manchester Unitedi.